Goli rekord i Bajramit nuk mjafton!
Italia e nis Europianin me fitore ndaj Shqipërisë, ndonëse starti shkoi keq për kampionët në fuqi me një gol rekord të pësuar pas 23 sekondash, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Në minutën e 90-të, Shqipëria për pak e mbylli ndeshjen ashtu siç e nisi, me festë.
Por zëvendësuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, dërgoi topin vetëm pas shtyllës së djathtë. Kështu Italia e hapi me fitore edicionin, me rezultat 2:1”, shkruan më tej.
“Nedim Bajrami e shfrytëzoi këtë për fillimin e ëndrrave të Shqipërisë dhe siguroi vendin e tij në librat e historisë, goli i tij pas 23 sekondash është më i shpejti në historinë e Kampionatit Evropian.
Ky rekord i përkiste rusit Dmitri Kirichenko, i cili shënoi pas 67 sekondash kundër Greqisë më 20 qershor të vitit 2004.
Përveç golit rekord, Shqipëria nuk mjafton për t’i marrë një pikë kampionëve në fuqi”, shkroi media e madhe zvicerane.