• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Herri Kejn është më i pasuri i Anglisë, njihuni me pasuesit e tij

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Yjet e Anglisë do të bëjnë debutimin e tyre në “Euro 2024” të dielën, me ndeshjen e tyre të parë në grup kundër Serbisë.

kejn

Skuadra e Garet Sauthgejtit është një nga favoritët për të fituar trofeun në Gjermani, me një skuadër plot talent, e cila e kalon vlerën e 1.2 miliardë paundëve në total. Por talenti shoqërohet edhe me pagat stratosferike për shumicën e kombëtares ishullore për klubet e tyre. “Sun Sport” ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje klasifikimin e lojtarëve më të paguar të “tre luanëve”, të cilët nuk bënë paraqitje bindëse në miqësoret e fundit, kundër Bosnjë Hercegovinës (fituar 3-0) dhe Islandës (humbën 1-0 në “Uembli”) përpara nisjes së turneut. Duke nisur nga porta deri në sulm, parada e rrogave nis nga numri 1, Xhordan Pikford.

Gardiani i Evertonit, i cili do të jetë edhe portieri titullar këtë muaj në Europian, i ka treguar gjithnjë vlerat e tij mes shtyllave në “Goodison Park” dhe nuk e ka zhgënjyer kurrë Anglinë. Numri 1 paguhet me 125 mijë paund në javë, një rrogë modeste duke e krahasuar me atë që fitojnë yjet e tjerë që luajnë në ekstremin tjetër. Futbollisti më i paguar aktualisht tek Anglia është kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares, Herri Kejn (63 gola në 91 ndeshje). Ish-sulmuesi i Totenhemit, i cili në verën e shkuar u transferua te Bajerni i Mynihut paguhet me një rrogë prej më shumë se 410 mijë paundësh në javë në Mynih, duke pasur një diferencë më të madhe nga ndjekësit e tjerë në listë.

Nga autori i 37 golave dhe 12 asisteve në 35 ndeshjet e tij për Bajernin këtë sezon, nuk pritej një rrogë tjetër. Menjëherë pas tij renditet Xhud Bellingam. Talenti i Realit të Madridit, fituesi i Ligës së Kampioneve këtë herë, jo vetëm që është shndërruar në një lojtar me shumë peshë që në këtë moshë në skenën e futbollit europian, por është edhe një nga futbollistët më të paguar të kombëtares së Anglisë. Bellingam përfiton një rrogë prej 340 mijë paundësh në javë në “Bernabeu”.

Lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë, Fill Foden, e sheh veten jashtë pesëshes së lojtarëve më të paguar, me rrogën e tij te Mançester Siti 225 mijë paund në javë, por ai është duke negociuar një kontratë të re në “Etihad” këtë verë, të cilët pritet ta firmosë pas Europianit. Dhe me shifrat e reja, Foden pritet të bëhet futbollisti anglez më i paguar i historisë së Premier Ligës me 375 mijë paund në javë.ASFPANORAMASPORT.AL

Next Post

Asllani pas humbjes nga Italia: Më vjen keq për tifozët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.