• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrihen disa tifozë para ndeshjes Angli-Serbi, Sky Sports raporton se ishte mes shqiptarëve dhe serbëve

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Fillimisht, nëpër rrjete sociale u tha se tifozët anglezë u përleshën me ata serbë.

Megjithatë, Sky Sports raporton se përleshja u zhvillua mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.

E gazetari që gjendet në Gelsenkirchen gjatë raportimit ua sqaroi shikuesve problemet politike Kosovë – Serbi brenda disa sekondave, arsye të cilat tha se çuan në përleshjen e sotme.

“Autoritetet gjermane na thanë se incidenti përfshiu tifozët shqiptarë dhe ata serbë. Ju mund të pyesni veten se pse tifozët serbë po përleshen me  tifozët shqiptarë në ditën e ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen. Poenta e thjeshtë është se dje në Dortmund, Shqipëria luajti ndaj Italisë. Dortmundi është vetëm 20 milje larg nga ku jam dhe historikisht ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Serbisë. Momentalisht, ato probleme shtrihen rreth territorit të Kosovës. Kosova është shtet i pavarur. Është i dominuar nga shqiptarët, por Serbia nuk e njeh Kosovën. Serbia mendon se Kosova është pjesë e tyre. Kjo është njëra nga arsyet pse ka kaq shumë probleme mes serbëve dhe shqiptarëve dhe duket se ajo është çfarë kemi parë sot në Gelsenkirchen. Kemi parë një grup të tifozëve serbë që ishin këtu për ndeshjen ndaj Anglisë duke u përleshur me një grup të shqiptarëve që ishin në Dortmund mbrëmë”, ishin fjalët e gazetarit të Sky Sports.

Next Post

Revolucioni i Spanjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.