• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Eriksen nuk mjafton, Danimarka dhe Sllovenia ndahen në “paqe”

16/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Sllovenia mori një barazim 1-1 kundër Danimarkës në Shtutgart, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Në fillim arritën të shënojnë danezët me anë të Eriksen që në minutën e 17-të të lojës. Sllovenët provuan shumë që të gjenin baraspeshën, madje “ylli” i tyre Sheshko, goditi edhe shtyllën në minutën e 75-të. Goli i barazimit do vinte në të 77-tën minutë për sllovenët ku Janza, edhe pak me ndihmën e fatit arriti të mposht “murin” Shmajkëll.

Sllovenia do të përballet me Serbinë në ndeshjen e radhës me datë 20 qershor, ndërsa Danimarka e ka me Anglinë në po atë datë.

 

REZULTATI | SLLOVENI-DANIMARKË 1-1

77′ Janza / 17′ Eriksen  

Capture

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet takimi në Shtutgart, skuadrat mjaftohen me një pikë.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

89′ Largohet Hjulmand dhe futet Dalenej te Danimarka.

85′ Celar ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Danimarka kryen 3 zëvendësime për njëherë. Dalin nga loja Hojlun, Vind dhe Hojdberg dhe hyjnë, Polsen, Dolberg dhe Norgard.

79′ Zëvendësim në radhët e danezëve, del nga fusha Kristensen dhe futet Mahle.

77′ GOOOOOOOOOL SLLOVENIA! E kërkuan dhe e gjetën, sllovenët më në fund gjejnë golin me Janza. Një “predhë” e tij nga jashtë zone devijohet nga mbrojtja daneze duke i ndryshuar trajektoren topit, me këtë të fundit që përfundon në rrjetë. (VIDEO)

76′ Dalin nga fusha Elsnik dhe Mlakar për sllovenët dhe hyjnë Stankoviç dhe Celar.

75′ Sheshko tregohet i pafatë, goditja e tij nga jashtë zone “tund” shtyllën. (VIDEO)

73′ Sporar nuk po gjen dot golin, humbet një tjetër rast të mirë që mund t’i jepte baraspeshën të tijve. (VIDEO)

67′ Zëvendësimi i parë i takimit vjen nga Sllovakia. Del nga fusha e lojës Stojanoviç dhe vendin e tij e zë Verbiç.

64′ Mlakar hedh në zonë një top nga krahu i majtë për Sporar, me këtë të fundit që godet por Oblak bën një superpritje. (VIDEO)

60′ Tentativa të sllovenëve për të ndërtuar aksione, por që nuk po konkretizohen dot.

55′ Tjetër mundësi për danezët, Eriksen dërgon një top në zonë nga një goditje dënimi, me sferën që përplaset me një futbollist sllovak dhe gati sa nuk shkon në rrjetë. (VIDEO)

54′ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhe te sllovakët.

52′ Sllovenia humbet një shans të artë shënimi, Stojanoviç dërgon një top me kokë në qendër të zonës por askush nuk është aty për ta devijuar dhe çuar në rrjetë. (VIDEO)

50′ Hjulmand ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e danezëve.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë në Shtutgart.

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

43′ Rast i artë shënimi për Eriksen, i shërbehet tokazi një top nga krahu i majtë i zonës, me danezin që e dërgon shumë lart portës. (VIDEO)

40′ Eriksen provon një goditje nga ekstremi i djathtë i zonës, por që bllokohet nga një mbrojtës slloven.

32′ Top i gjatë në kërkim të Stojanoviçit, me këtë të fundit që nuk arrinë që ta kontrrolloj dhe humbet një rast të artë shënimi.

27′ Qarkullime dhe dyluftime të shumta në mesfushë, ekipet janë të përpikta.

23′ Sllovenët tentojnë të kundërpërgjigjen, por deri më tani kanë qenë të pasaktë para portës.

17′ GOOOOOOOOOOL DANIMARKA! I përhershmi Eriksen nuk zhgënjen dhe tregohet i qetë para portës kundërshtare duke çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

16′ Benjamin Sheshko provon të surprizoj Shmajkëllin me një goditje nga distanca dhe krijon një iluzion goli, por topi përfundon jashtë. (VIDEO)

13′ Akoma asnjë rast konkret nga ana e të dyja skuadrave.

10′ Eriksen kroson një top nga një goditje dënimi, me topin që e prek një lojtar danez dhe e devijon jashtë.

5′ Skuadrat akoma po studiojnë njëra-tjetrën, asnjë rast konkret në portat respektive.

1′ Starton takimi në Shtutgart

FORMACIONET ZYRTARE

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Janza, Bijol, Drkusiç, Karniçnik; Mlakar, Elsnik, CCerin, Stojanoviç; Sheshko, Sporar | Trajner: Mjataz Kek

DANIMARKA (3-4-1-2): Shmaikëll; Kristensen, Andersen, Vestergard; Bah, Hjulmand, Hojbjerg, Kristiansen; Eriksen; Vind, Hojlund | Trajner: Kasper Hjulmand

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Totti: Shpresoj që De Rossi të bëhet një “Ferguson” i Roma-s, ai është një trajner i madh!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.