Ish-trajneri i Dinamos, Luixhi Di Biaxho ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” teksa u ndal tek mesfushori i Italisë, Nikolo Barela. Ai bëri debutimin e tij në Kombëtaren U-21 në vitin 2017 teksa ishte 20 vjeç. Dhe ishte pikërisht Di Biaxho që ja dha mundësinë.Ju bëtë të mundur debutimin e Barelës tek U-21…
“Atë, Mançinin dhe Orsolinin.Por unë e njihja Nikolon kur ishte 15 vjeç, e kisha stërvitur, kështu që nuk kisha dyshime. Ne e quanim “djaloshi i gjallë”, ndonjëherë edhe shumë. Karakteri i tij e udhëhoqi atë të jetë i çrregullt, por nga ai çrregullim lindi fleksibiliteti që bën diferencën sot, sepse e bën të luajë në të gjitha rolet.
Evolucioni, teknika dhe taktikat e tij…
Ndonjëherë ishte pak i furishëm, donte gjithçka menjëherë, por sot jep qetësi edhe në momente të komplikuara, përveç kohës së lojës. Nuk ka frikë të luajë me kundërshtarin në krye.
Dhe ai është gjithashtu një metodist…
Ai ka lindur përballë mbrojtjes, sot kthehet atje me pjekurinë e një lojtari që ka luajtur tashmë 300-400 ndeshje të nivelit të lartë. Humbja e pozicionit me Xhoxhinjon pranë tij është ndryshe nga të vepruarit si një roje e ulët dhe ai mund të përballojë të zëvendësojë Fratezin, Xhorxhinjon madje edhe Di Lorencon.
A do të jetë kështu edhe të enjten, kundër mesfushës së Spanjës?
Do t’ju tregoj për një histori tjetër Itali-Spanjë që Nikolo do të bëjë mirë ta kujtojë, kampionatin Evropian 2019, 3-1 për ne dhe ai fitoi një duel përrallor me Fabian Ruiz.
Por a mund të thoni me kë do ta krahasonit Barelën?
Me një fizik të ndryshëm, ai është një përzierje midis De Bryjnes së parë, i cili ishte më shumë mesfushor se tani, dhe Krosit të parë, i cili ishte më shumë sulmues”.
PANORAMASPORT.AL