– Kilië Mbape është padyshim një nga lojtarët më të pritur të këtij Europianit. Sulmuesi ka shënuar 12 gola për kombëtaren në kualifikuese për këtë turne, por nuk e ka çuar topin në rrjetë kurrë në fazën finale. Për më tepër, ai humbi një penallti kundër Zvicrës në 1/8-at e Europianit të kaluar që u zhvillua në Angli.
– Me përjashtim të Romelu Lukaku (15), asnjë lojtar nuk u përfshi në më shumë gola se Kilië Mbape në kualifikueset për këtë turne (14).
-Katër precedentë mes Austrisë dhe Francës në ndeshje zyrtare, me vetëm një fitore në llogari të austriakëve.
– Falë 29 golave të shënuar dhe 3 të pësuar në tetë ndeshje kualifikuese, “Gjelat” janë ekipi me koeficientin më të lartë të shanseve për të ngritur trofeun në Gjermani.
– Franca është ndër kandidatët kryesorë për të arritur deri në fund të Kampionatit Europian dhe pse jo, për ta fituar 24 vite pas herës së fundit. Në këtë aspekt, “Gjelat” janë specialistë, pasi kanë arritur në finale në tre nga katër turnetë e fundit të mëdhenj në nivel kombëtaresh.
– Nëse Franca do të fitonte “Euro 2024”, Didie Deshamps do të bëhej i pari që do të fitonte Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian si lojtar dhe si trajner.
– Austria festoi vetëm 17 gola të saj në kualifikime dhe ka humbur vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit, një nga të cilat pikërisht kundër Francës (B2, F7).
PANORAMASPORT.AL