• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media kroate kritikon Brozoviç: E mbylli me futbollin, që kur iku në Arabi

17/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu si Shqipëria, edhe Kroacia e nisi Europianin me një humbje 3-0 ndaj Spanjës, teksa në shtypin kroat ka përfunduar në qendër të kritikave ish-mesfushori i Interit, Marcelo Brozoviç.

Ky i fundit sezonin e kaluar u transferua te arabët e Al Nassr, megjithatë forma e tij ndaj Spanjës linte për të dëshiruar dhe kritikat në shtypin kroat nuk kanë munguar për rënien që ka pësuar mesfushori.

“Ndeshja e fundit e mirë e Brozoviç me kombëtaren daton ndaj Spanjës një vit më parë. Çfarë ka ndodhur që atëherë? Është transferuar në Arabi dhe ka rënë ndjeshëm. Nuk është njësoj si të luash në një kampionat modest, apo të jesh te Interi dhe të përballesh me skuadra të mëdha çdo javë. Forma e tij është e papërshtatshme për t’u përballur me kundërshtarë si Spanja apo Italia. Në fund të fundit, janë ndeshjet ndaj kundërshtarëve të fortë ato që të përgatisin më mirë për evente të mëdha si Kampionati Europian”, thuhet në analizën e publikuar në një nga mediat kroate.

Sfida  e radhës e Kroacisë do të jetë pikërisht kundër Shqipërisë pasditen e 19 qershorit në Hamburg, aty ku të dy skuadrat do të kërkojnë pikët e para në Euro 2024.

Next Post

VIDEO/ Një autogol nderon Francën ndaj Austrisë, dëmtimi i Mbapesë fut në ankth “Gjelat”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.