Besnik Prenga i përket brezit të futbollistëve që karrierën e ka nisur në Shqipëri, por shkëlqimin si lojtar dhe trajner e ka kapur në Kroaci.
Ai ka luajtur me Kombëtaren dhe si një “ish” edhe njohës i mirë i futbollit të dy vendeve, për “Panorama Sport” trajneri mirditor skanon ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Prenga tregon pikat e forta dhe të dobëta të Kroacisë. Përtej dëshirës dhe ndjenjave, mendon se në fund mund vendosë përvoja e lojtarëve. Në Kroaci e quajnë shqiptar, ndërsa në Shqipëri e konsiderojnë si kroat, kështu që sido të shkojë ndeshja ai nuk e quan veten humbës. Sipas 55-vjeçarit, që Shqipëria t’ia dalë duhet të bëjnë ndeshjen e saj më të mirë, e disiplinuar dhe me përqendruar, si dhe shpreson që gjërat të mos shkojnë siç duhet për kroatët. Në fund ai pohon se Spanja e Kroacia do të kualifikohen në Grupin B, ku bënë pjesë edhe Italia me Shqipërinë.
Shqipëria dhe Kroacia vijnë pas humbjeve, si e shikoni duelin e nesërm?
Shqipëria dhe Kroacia vijnë pas humbjeve dhe ndeshjen mes tyre e shoh vendimtare për ecurinë në Europian. Fitorja i bën të mendojnë për më shumë. Pritet të jetë një ndeshje e vlerësuar dhe e studiuar mirë nga të dyja palët. Nga ana kroate është kualiteti dhe tradita. Ndërsa ne shqiptarët kemi dëshirën, fanatizmin dhe tifozët tonë të zjarrtë, ku synojmë të marrim një fitore historike në Kampionatin Europian.
Duket se më shumë në presion janë kroatët, sa ndikon kjo gjë?
Kroatët janë në presion më të madh sesa ne. Lojtarët e tyre vijnë nga ligat dhe ekipet më të mëdha europiane dhe e kanë të përditshëm këtë presion. Vazhdimësia dhe rezultatet e tyre në Botëror dhe Europian më bëjnë të mendoj se do të dinë t’ia dalin…
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL