Përfaqësuesja e Gjermanisë kërkon të fitojë ndeshjen e dytë radhazi në grup, pas nisjes spektakolare në Kampionatin Europian kundër Skocisë e mbyllur me shifrat 5-1. Në rast suksesi të besuarit e Julian Nagelsman do të sigurojnë automatikisht avancimin për në fazën tjetër, njëkohësisht duke hedhur kandidaturën edhe për kokë grupi. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat më pikante mes “pancarave” dhe Hungarisë.
– Në total kampionët e 4- fishtë të botërorëve dhe hungarezët janë përballur në 37 takime, përfshi ndeshje miqësore, kualifikuese, Europian dhe Kupa e Botës, ndërsa “peshorja” anon në kampin e Gjermanisë, edhe pse me avantazh të papërfillshëm, 13 suksese, 12 barazime dhe 12 humbje. – Gjermania dhe Hungaria janë takuar tre herë më parë në turne elitare (Kampionati Europianë & Botërori), e përkthyer me 20 gola të shënuar (6.7 për lojë). Në të tre precedentët Hungaria ka shënuar e para, ku kulmon finalja e 1954, Kupa e Botës, ku Gjermania Perëndimore fitoi 3-2. Ndeshja më e thellë mes tyre përkon me vitin 1941, miqësore, e mbyllur me triumfin e gjermanëve 7-0, kurse Hungaria mburret me fitoren 8-3 (1954).
– Asnjë ekip nuk është paraqitur në Kampionatin Europian më shpesh se Gjermania, e cila po bën paraqitjen e saj të 14-të në 2024. Ata janë paraqitur në çdo edicion të turneut që nga debutimi i tyre në 1972.
– Organizatorët e “Euro 2024”-s e kanë fituar 3 herë kompeticionin, ndërsa kanë dalë të humbur në finale po të njëjtën kuotë. Finalja e fundit koçidon ndaj Spanjës, 2008. – Kjo është ndeshja e parë e skuadrave në fjalë që zhvillohet në stadiumin e Shtutgartit.
– “Stutgart Arena” do të pres ndeshjen e dytë të organizatorëve në Grupin A të “Euro 2024”, ndërsa Gjermania përballet me Hungarinë për turneun e dytë radhazi, ndërsa miqtë që kërkojnë të marrin pikët e para, pas disfatës kundër Zvicrës. – Më e fundit nga 32 ndeshjet e Gjermanisë në Shtutgartit përkon me datën 5 shtator 2021, triumf 6-0 në kualifikueset e Kupës së Botës FIFA 2022 kundër Armenisë. Kjo bëri rekordin e Gjermanisë në Shtutgart, 20 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje. – Gjermania është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në Shtutgart, duke fituar gjashtë – një seri që përfshin humbjen 3-1 të Portugalisë në “play-off-in” e vendit të tretë në Kupën e Botës 2006. – Skuadra e Julian Nagelsmanit e nisi turneun me goleadë më 14 qershor, 5-1 karshi Skocisë në Mynih, fitorja më e madhe e “pancerave” në një turne final Europian.
– Takimi i tyre në “Euro 2020” ishte i pari i skuadrave që nga qershori 2016, kur një autogol i Adam Lang dhe finalizimi e Tomas Myler i dhanë Gjermanisë fitore 2-0 në miqësoren e Gelsenkirshen. – Përballja e tyre në Grupin F 3 vjet më parë rezulton takimi i parë konkurrues i skuadrave që nga finalja e Kupës së Botës 1954, e fituar 3-2 nga Gjermania Perëndimore në Bernë me Helmut Rahn që shënoi dy herë, duke përfshirë golin vendimtar në minutën e 84-të. -Paraqitja e 5-të e Hungarisë në Kampionatin Europian. Pasi kaluan 44 vjet pa kualifikim midis 1972, kur përfunduan në vendin e katërt, dhe 2016, Hungaria tani ka arritur në turneun e tretë radhazi.
– E treta në 1964 dhe e katërta tetë vjet më vonë, Hungarisë iu desh të priste deri në vitin 2016 për paraqitjen e saj të radhës në finale, duke humbur 4-0 nga Belgjika në raundin e 16-të, pasi ishte në krye të Grupit F me pesë pikë. – Në Europianin e 2020 Hungaria nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, duke përfunduar e katërta në vazon F, pavarësisht barazimeve kundër Francës (1-1) dhe Gjermanisë (2-2). Ata humbën 3-0 kundrejt Portugalisë në ndeshjen e tyre hapëse.
– Nën drejtimin e trajnerit italianit Marko Rosi, i cili ka qenë në krye që nga viti 2018, Hungaria ishte fituese e Grupit G në kualifikimet e “Euro 2024”, e pamposhtur në 8 ndeshjet e saj (5 fitore, 3 barazime). Ata rezervuan vendin e tyre në Gjermani me një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Bullgarisë në ndeshjen e parafundit dhe e mbyllën 4 pikë mbi Serbinë. – I lindur në Kaizerslautern, mbrojtësi hungarez Uilli Orban ka nënshtetësi gjermane dhe hungareze. Vijoj pjesë e Gjermanisë deri në moshat U-21, ndërsa në 2018 kaloi te përfaqësues hungareze.
– Nagelsman ka trajnuar Gulashin dhe Orban te Lajpcig nga 2019 deri në 2021.
– Trajneri i Hungarisë Rosi bëri 15 paraqitje për klubin gjerman Eintraht Frankfurt në 1996/97. – Kros përfundoi 101 nga 102 pasime e tij kundër Skocisë dhe do të luaj sot ndeshjen e tij të 111-të. Vetëm ish-bashkëlojtarët e Bajernit, Tomas Myler (130) dhe Manuel Nojer (120) kanë më shumë prezenca.
– Haverc numëron 9 gola dhe 4 asistime në 18 ndeshjet e tij të fundit për Gjermaninë. – Vendasit do të kërkojnë të fitojë dy ndeshjet e para në Euro për herë të pestë (pas 1972, 1980, 1996 dhe 2012). Në tre nga katër rastet e mëparshme të tilla, ata vazhduan të ngrinin trofeun (2012 përjashtim)SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL