Silvinjo befason me zgjedhjet, ul edhe Brojën në stol në ndeshjen ndaj Kroacisë
Shqipëria luan sot në stadiumin e Hamburgut ndeshjen e dytë të saj në Grupin B të Euro 2024. Një ndeshje vendimtare për kuqezinjtë, të cilët sot do të përballen me Kroacinë dhe çdo hap i gabuar bën thuajse të mbyllur çdo diskutim për kualifikimin e mëtejshëm.
Të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para me Kroacinë që është mundur 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria është mundur me shifrat 2-1 nga Italia. Kjo është përballja e parë në arenën ndërkombëtare për këto dy përfaqësuese.
Në rreshtimin e kuqezinjve për këtë sfidë, Silvinjo ka ulur në stol Seferin, duke i bërë vend Laçit në formacionin titullar. Ndërkaq, Rei Manaj e nis nga minuta e parë në vend të Armando Brojës, i cili është në stolin e rezervave për këtë duel.
FORMACIONI TITULLAR
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Silvinjo.
Ky është formacioni befasues i Shqipërisë ndaj Kroacisë
Sylvinho i lë të gjithë me gojë hapur! Braziliani ka befasuar me formacionin titullar kundër Kroacisë, duke bërë ndryshime shumë të rëndësishme.
E teksa pritej aktivizimi titullar i Qazim Laçit, në vend të Seferit, Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.
Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes.
Gjimshiti-Ajeti në qendër. Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.