Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar fotmacionin për ndeshjen me Kroacinë. Kjo ndeshje nis në orën 15:00, i takon xhiros së dytë të Grupit B dhe luhet në Hamburg. Sylvinho ka bërë dy ndryshime në formacion për dallim me ndeshjen e parë me Italinë, të cilën Shqipëria e humbi 2:1. Në sulm ku në vend të Armando Brojës është futur startues Rey Manaj. Qazim Laçi është vendosur në mesin e fushës, ndërsa Nedim Bajrami do të paraqitet në krahun e majtë të sulmit. Pjesa tjetër mbetet e pandryshuar.