Një mori lojtarësh super të shpejtë kanë zbarkuar në Gjermani për “Euro 2024” këtë muaj dhe deri tani është zbuluar sprinteri më i mirë mes tyre.Çuditërisht, si Kilian Mbape ashtu edhe Kajl Uoker mungojnë në “top 10”, pavarësisht se dyshja u konfirmuan si shigjeta shkatërruese sezonin e kaluar. Në fakt, është një qendërmbrojtës që ka zënë vendin e parë, duke detyruar disa sulmues të fortë të renditen më poshtë në klasifikimin e lojtarëve më të shpejtë të turneut. Mbi ta janë edhe emra të tjerë shokues.
Shpejtësia më e lartë e arritur nga një lojtar që konkurronte në turne këtë verë arriti në shifrat mbresëlënëse 37.38 km/h, që përkon gjithashtu me sprintin më të shpejtë të Premier Ligës. Ky rekord, i përket qendërmbrojtësit të Totenhemit, Miki van de Ven. Në vendin e dytë është sulmuesi i Uolvesit dhe Portugalisë, Pedro Neto, shpejtësia e të cilit prej 36.86 km/h, e kalon për fare pak 36.84 km/h e shënuar nga Jakub Moder.
Dominik Sobozlai vjen në vendin e katërt, pasi ka regjistruar një kohë prej 36.76 km/h, me mbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Rydiger, që e sheh veten në vendin e pestë. Entoni Gordon arriti në një sprint 36.68 km/h në vendin e gjashtë, me Karim Adejemi, Amadu Onana dhe Mikhailo Mudrik përkatësisht në vendin e shtatë, të tetë dhe të nëntë. Qendërmbrojtësi i Bornmëthit, Ilia Zabarni mbyll top 10-shen.PANORAMASPORT.AL