Tetë vjet më pare, Max Verstappen mbërriti në Spanjë si një pilot i ri i Red Bull dhe mundi konkurrencën duke arritur një fitore të parë historike në karrierë. Tani holandezi mbërrin në Barcelonë i freskët nga suksesi numër 60 në Formula 1, i arritur vetëm dy javë më parë në Kanada.
Tri herë kampioni i botës u shpreh i kënaqur para kësaj gare:
“Unë e di se çfarë mund të bëj dhe skuadra e di se çfarë mund të bëj. Kështu që unë fokusohem vetëm në performancën time.
E di që kur jemi nën presion mund të bëjmë një punë të mirë, por padyshim që nuk jemi robotë”.
Duke folur për shiun, parashikimi i motit duket se e lë të hapur derën për një garë të lagësht të dielën ashtu sin ë Kanada. Edhe kjo mundësi, megjithatë, duket se nuk i prish gjumin kampionit në fuqi, veçanërisht pas shfaqjes që ai bëri në Montreal: “Nuk ka rëndësi për mua”.
“Kur ka shi, si dhe ndodhi në Kanada, mendoj se kemi treguar se mund të bëjmë mjaft mirë si ekip, në mënyrën se si punojmë. Kështu që nuk shqetësohem kurrë nëse ndodhin këta skenarë”, tha Max Verstappen.