Sunday, 29. March 2026
Sport

Rexhepi: Loja e Anglisë nuk po më pëlqen, po bëhem si trajneri Ismet Munishi 

GS 30/06/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur Xhengis Rexhepi ka analizuar dhe parashikuar ndeshjet e 1/8-së së finales në EURO 2024.

Sipas tij në 1/8-ën e finales po përballen favoritët me jofavoritët.

“Loja e Anglisë nuk po më pëlqen, po bëhem si trajneri Ismet Munishi”, tha trajneri Xhengis Rexhepi për emisionin Goli i Europianit në Open-TV.

Rexhepi pohon se Spanja dhe Anglia nuk do ta kenë lehtë përballë Gjeorgjisë dhe Sllovakisë. 

Ai thotë se do të kalojnë në çerekfinale.

Teilen: