• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kemi prekur fundin”, Spalletti: E rinovoj unë këtë Itali, rinisemi nga Calafiori

30/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luciano Spalletti do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares së Italisë. Rrugëtimi në Euro 2024 është për t’u harruar, ndërkohë që objektivi i të kaltërve është rikthimi në Botërorin e vitit 2026.

Kompeticion ku 4 herë kampionët e botës nuk kanë marrë pjesë dy herë e fundit. Trajneri Spalletti deklaroi pas marrjes së konfirmimit nga FIGC se do të vijojë të rinovojë kombëtaren italiane.

“Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin kombëtar dhe meqenëse do të qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen. Diçka kam bërë edhe unë gabim, jam përgjegjësi kryesor i këtij dështimi.

Nuk arritëm të rriteshim e përmirësoheshim. Jemi kthyer në pikën zero pas humbjes me Zvicrën, por unë i kam idetë e qarta në lidhje me të ardhmen. E di mirë se çfarë duhet të bëj.

Është e vështirë të gjesh futbollistë të nivelit të Chiellinit dhe Bonuccit. Por duke u dhënë hapësirë ​​dhe mundësi lojtarëve si Calafiori, mund të gjenden liderë të rinj. Edhe unë jam i zhgënjyer nga ajo që shfaqëm ndaj Zvicrës.

Sepse nuk pashë reagim, djemve u mungoi edhe zemërimi i duhur për të tilla takime. Humbjen e merituam edhe kundër Spanjës, por në 15 minutat e fundit mund ta barazonim atë sfidë.

Përballë Zvicrës mungoi dëshira për të rikuperuar topa dhe për t’u bërë pjesë e dueleve ndaj kundërshtarëve. Duhet të thellohem në analizën përfundimtare që do të bëj”, u shpreh Spalletti.

Next Post

Koha e Anglisë për të treguar se sa vlen, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes ndaj Sllovakisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.