Egnatia, kampione e Shqipërisë për sezonin 2023/2024 do të zbresë ditën e sotme në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të Champions League.
Skuadra rrogozhinase do të sfidojë boshnjakët e Borci nga Banjaluka në transfertë.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Banjallukës, do të startojë në orën 21:00.
Sipas kompanive të basteve, skuadra serbe është favorite absolut. Borci kuotohet me koeficentin 1.6, ndërsa Egnatia e Edlir Tetovës me koeficentin e lartë 5.25.
Pritet të shihet nëse koeficentët e basteve do të reflektohen në fushën e lojës, apo do të shohim të kundërtën.