• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shantazh ndaj familjes Schumacherit, lirohet një prej të dyshuarve

10/07/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga tre të dyshuarit në tentativën e shantazhit ndaj familjes së ish-kampionit botëror të Formulës 1, Michael Schumacher, është sërish i lirë.

Arsyeja e lirimit të tij është gjendja e re e hetimit, tha prokurori Wolf-Tilman Baumert, siç raportohet nga “Frankfuerter Allgemeine Zeitung”.

30-vjeçari u lirua nga paraburgimi, pasi kishte paguar 10,000 euro garanci.

Burri duhej të dorëzonte edhe pasaportën e tij. “Ne e akuzojmë atë vetëm për ndihmë dhe nxitje, ai ndoshta nuk është truri i krimit”, është shprehur tha Baumert. Javën e kaluar, zyra e prokurorit publik të Wuppertalit njoftoi se policia kishte arrestuar një person që dyshohet se qëndron pas përpjekjes për zhvatje.

Bëhet fjalë për një 52- vjeçar që punonte si oficer sigurie në familjen Shumacher.

Personi në fjalë u arrestua të enjten në Wulfrath pranë Wuppertalit, si i dyshuari i ri kryesor.

Kujtojmë se hetuesit kishin arrestuar më parë dy prej shantazhuesve të dyshuar, baba e bir. Sipas akuzave, ata kanë kërkuar 15 milionë euro për të mos publikuar të dhëna sensitive në internet dhe si provë i kishin dërguar disa materiale familjarëve të Michael Schumacherit.

Next Post

Real Madridi zbulon datën e prezantimit të Mbappes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.