• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Fenomeni” Lamine Yamal

10/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ky ishte një fëmijë që ëndërronte të bëhej një yll.

Askush nuk e njihte në atë kohë Lamine Yamal, përveç disa trajnerëve tek akademia e famshme e Barcelona, “La Masia”, por ja që talentet e futbollit shfaqen pikërisht kështu, me Yamal që jo vetëm  ndihmoi Spanjën të arrinte finalen e Europianit 2024, por u bë edhe më i riu shënues në historinë e këtyre kampionateve.

Çfarë emocioni në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut, por edhe çfarë emocioni kush shikon këtë foto të vitit 2007, kur Lionel Messi mbante në krahë pikërisht Yamal, që ishte ende një bebe, pak javë pas lindjes.

Bebja e dikurshme ka në këmbë gjithë botën dhe sidomos mediat katalanase i thurin lavde si askush tjetër.

“Lamine, finale!”, ky është titulli i “El Mundo Deportivos” nga Barcelona, që komenton se Spanja do të jetë në finalen e pestë të Europianit.

E përditshmja tjetër katalanase, “Sport”, vendos pikërisht foton e Yamal pas golit, ndërsa drejt tij vrapojnë të gjithë lojtarët e stolit të Spanjës. Titulli: “Historike!”

“Realizova një ëndërr që e kisha që fëmijë, por gjithashtu realizova edhe ëndrrën e mamasë sime, që donte që unë të shënoja në një Evropian. Jam krenar që jam shënuesi më i ri, dhe jam shumë i kënaqur që goli im i parë ishte i tillë, dhe u shënua në gjysmëfinale ndaj Francës”,- u shpreh “ylli” spanjoll, i cili u zgjodh mw pas edhe lojtari i ndeshjs.

Ai është shënuesi më i ri i një Evropiani, në moshën 16 vjeç e 362 ditë, ndërsa rekordin e mbante Johan Volanthen i Zvicrës, teksa kujtojmë se më herët, Yamal vendosi rekordin si lojtari më I ri në një ndeshje të Evropianit ndaj Kroacisë, duke kaluar polakun Kasper Koszlovsky, si dhe më i riu që shërbente një asist, në ndeshjen ndaj Gjermanisë..

Next Post

Zyrtare: Qëndrim Zyba largohet nga Ballkani, transferohet në Çeki

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.