M artesa mes Interit dhe Simone Inzagit ësh të e destinuar të vazhdojë, pasi palët kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe njoftimi do të vijë së shpejti, i shoqëruar edhe nga një konferencë shtyp.
Trajneri do të zgjasë kështu marrëveshjen me kampionët e Italisë deri në vitin 2026, duke marrë mbi 6.5 milionë euro në sezon. Kësaj shifre do t’i shtohen edhe çmime, duke përfshirë një mega bonus prej më shumë se një milion eurosh në rast të fitimit të titullit. Në thelb, negociatat u bazuan në këtë pikë. Me përfshirjen e bonusit të lartpërmendur, të cilin Interi mund ta mbështeste falë të gjitha atyre burimeve ekonomike që rrjedhin nga fitorja e mundshme e trengjyrëshit, u arrit kompromisi vendimtar, teksa kontrata e re do të skadojë në vitin 2026 siç propozoi klubi dhe jo në 2027 siç do të kishte preferoi menaxherët e Inzagit.
MES MANÇINIT DHE HERRERËS – Simone Inzaghi është në ndjekje të Roberto Mancinit dhe Helenio Herrera. Renditja e trajnerëve më të suksesshëm në pankinën e Interit thotë: “Magjistari” dhe “Mançio” në vendin e parë me 7 trofe të fituar, ndërsa Inzagi në vendin e dytë me 6 trofe në tabelë. Para se të futemi në analiza më të hollësishme, vlen të nënvizojmë se numrat, në ftohtësinë e tyre, duhen interpretuar gjithmonë. Bankierët thonë: “Aksionet nuk numërohen, por peshohen”.
I njëjti operacion duhet bërë me trofetë: fitimi i një Kupe të Italisë nuk është si të fitosh një trofe në Europë apo një titull Serie A. Është e qartë se tre titujt e kampionatit, dy Kupat e Europës dhe dy Kupat Ndërkontinentale e bëjnë Helenio Herrerën trajnerin zikaltër, i cili ka vendosur triumfet më të rënda në kasafortë. Janë tri kampionate italiane të fituara nga Mançini, të cilave duhet t’u shtojmë dy Kupa Italie dhe dy Superkupa të Ligës: në këtë rast, për nga rëndësia e sukseseve, trajneri i Arabisë Saudite duhet të jetë në vendin e dytë. Simone Inzagi, aktualisht është vetëm i treti.
PANORAMASPORT.AL