Një futboll sulmues, dominues, por me kërkim të ekuilibrit në fazën mbrojtëse, çka mungoi shumë shpesh sezonin e kaluar.
Më këto fjalë u prezantua para mediave dhe milanistëve Paulo Fonseka, duke shpjeguar gjithashtu se si Milanit jo vetëm duhet të fitojë, por të përpiqet të argëtojë, madje edhe të rrezikojë. Fjalë të bukura, por në thelb cilat janë parimet që portugezi do të dëshironte të sillte në ekipin e tij të ri? Seancat e para stërvitore tregojnë diçka. Ashtu si edhe eksperienca e tij e fundit në Lilë.
LOJA E FONSEKËS- Në “Milanello”, në eksperimentet e para, trajneri portugez përdori 4-2-3-1, duke insistuar në koncepte si mbajtja e topit, intensitetit, ndryshimet e zonës së lojës dhe presioni. Ndërtimi i manovrës? Me klasiken 3+2. Kjo tashmë mund të shihet në seancën e parë të hënën: njëri nga dy mesfushorët (për shembull Benaser) ulet në vijën e mbrojtësve qendrorë, duke formuar një linjë me tre lojtarë, teksa fantazisti zbret për të marrë pjesë në manovër. dhe mbrojtësit e krahut që ngrihen lart. Në idenë e Fonsekës, megjithatë, mbajtja e topit të parë nuk është i ulët e as nuk synon “thithjen” për presion kundërshtar, por më tepër synon ta lëvizë topin në mesfushë sa më shpejt të jetë e mundur. Intensiteti krijohet më vonë, duke përfituar nga shtytja e mbrojtësve të krahut edhe pse portugezi shpjegoi se si në disa ndeshje mund të “bllokohet” njëri nga të dy). Dhe këtu ndryshimet e papritura të lojës bëhen thelbësore: shkëmbimet në hapësira të ngushta nuk duhet të jenë shumë këmbëngulëse, sepse krijimi i dendësisë në një zonë ndihmon për të çliruar hapësira dhe zbuluar kundërshtarët.
PRESING – Jo vetëm kaq, të kesh shumë lojtarë afër njëri tjetrit lehtëson gjithashtu të ashtuquajturat “ri-agressione” kur topi humbet. Fonseka tha gjithashtu gjatë prezantimit të tij: “Duhet të mbrohemi larg portës sonë”. Domethënë, rikuperim i shpejtë i topit, mundësisht aty ku skuadra e humbet. Nga ana tjetër, kur të ndërtojnë lojë kundërshtarët, Milani do të rreshtohet me 4-4-2. Te Lila, presioni i parë në fakt kryhej nga qendërsulmuesi dhe fantazisti, ndërsa anësorët ofensivë ulen në vijën e mesfushorëve.
SULMI – Aty ku Fonseka do të mund të eksperimentojnë më shumë është në fazën sulmuese, falë talentit të individëve. Kjo është arsyeja pse këtu ajo që u pa në Lilë mund të jetë një opsion, por sigurisht jo i vetmi, pasi ndryshojnë karakteristikat dhe cilësitë e interpretuesve. Në Francë, trajnerit aktual të Milanit, i pëlqente të punonte gjerësisht me mbrojtësit e krahut, duke u kërkuar anësorëve sulmues të zënë hapësirat e brendshme të fushës dhe pykës për të kërkuar thellësi. Por atje nuk kishte dikë si Leao, ndaj është e arsyeshme të presim risi me kuqezinjtë.
LËNDIMET – Së bashku me fazën e mbrojtjes, pika tjetër e madhe e dobët në vitin e kaluar ishin dëmtimet e shumta. Një sezon që përfundoi me 47 të tilla (32 prej të cilave ishin muskulore) ku përfshiheshin 24 lojtarë të ndryshëm. Një masakër praktikisht. Ibra dha siguri duke shpjeguar se jo vetëm trajneri po punon për këtë çështje, por edhe klubi që ndoshta ka gjetur rrugën e duhur. Drejtuesit kanë kërkuar nga “Milan Lab” punë shtesë për parandalimin e lëndimeve. Edhe Fonseka me stafin e tij është i bindur se mund të bëjë më mirë në këtë aspekt. Gjithashtu sepse të bëhet më keq do të ishte e vështirë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL