Skënderbeu U18 është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për vajza, pasi ka mposhtur Dinamon në Korçë, duke çuar në 2-0 serinë e ndeshjeve finale.
Në takimin e kthimit, të zhvilluar në Qytezën e Fëmijëve, Skënderbeu fitoi me rezultatin 3-1. Ndeshja e parë ishte fituar nga Skënderbeu gjithashtu me rezultatin 3-0.
Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut. Ato iu dorëzuan ekipit dhe stafit teknik nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Ervis Dosti dhe znj. Olsa Vaso, Drejtoresha e K.Sh.Skënderbeu.
Teilen: