Monday, 11. May 2026
Sport

Brightoni në garë për Grudën

GS 16/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Premier League, Brighton bëhet e fundit që futet në garë për shërbimet e mesfushorit Brajan Gruda, raportojnë mediumet gjermane të martën.

Gruda pritet të largohet këtë verë nga Mainzi, ekip që kartonin e tij po e vlerëson 50 milionë euro.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Ai te Brightoni po shihet si përforcim i duhur për mesfushës pas paraqitjeve të mira që i pati sezonin e shkuar në kampionatin e Gjermanisë.

20-vjeçari ka kontratë me Mainzin deri në vitin 2027, ndërsa në Bundesligë ka regjistruar 30 paraqitje ku ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Gruda ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja të Gjermanisë, ndërsa para “Euro 2024” ishte përfshirë në listën preliminare të trajnerit Julian Nagelsmann por u largua nga kampi stërvitor për shkak të lëndimit.

Krahas Brightonit, situatën e Grudës po e monitorojnë edhe Bayern Muncheni, Bayer Leverkuseni, Borussia Dortmundi, Leipzigu, Aston Villa e Liverpooli.

Teilen: