Pyetja më interesante në konferencën e parë për shtyp të Kylian Mbappes në Real Madrid ishte se në çfarë pozicioni do të luajë sezonin e ardhshëm.
“Mund të luaj kudo në sulm. Do të përshtatem me atë që kërkon trajneri”, deklaroi sulmuesi francez si përgjigje ndaj pyetjes.
“Nuk më intereson se në çfarë pozicioni do të luaj, thjesht dua ta ndihmoj ekipin sado që të mundem”.
“Unë vij këtu si një lojtar modest. Unë jam vetëm pjesë e ekipit” shtoi Mbappe.
Carlo Ancelotti pritet të vendosë Real Madridin në formacionin 4-3-3 me Mbappe dhe Vinicius që do të shkëmbejnë pozicionet gjatë lojës.
Sido që të jetë rasti, një lojtar si Mbappe do ta ngrejë sulmin e Real Madridit në nivele të reja.