Manchester United thuajse ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e talentit 18-vjeçar francez Leny Yoro.
Mbrojtësi i Lilës në Ligue 1 ka udhëtuar sot për në Britaninë e Madhe, për të kryer testet mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.
Sipas “Sky Sports, palët kanë mbyllur që javën e kaluar marrëveshjen, që do t’i kushtojë “djajve të kuq” më shumë se 50 milionë euro. Për talentin francez ishin interesuar mjaft skuadra në Premier League e jo vetëm.
Mendohej se Real Madrid ishte preferenca e Yoro për të luajtur sezonin e ri, por duket se United ka punuar më fort për ta bindur atë të luajë në “Old Trafford”. Sezonin e fundit, lojtari realizoi 2 gola në kampionat në 32 ndeshje.
Pavarësisht këtij transferimi, Jarrad Branthwaite (Everton) dhe Matthijs de Ligt (Bayern Munich) janë dy objektiva të tjerë të Manchester United. duket se klubi anglez ka buxhetin e duhur për të bërë këto lëvizje në merkato.