Dani Olmo ishte i sigurt që do ta fitonte Europianin. Pavarësisht se rrezikoi pjesëmarrjen për shkak të një problemi muskulor, mendja e tij ecte përpara dhe trupi thjesht duhet ta ndiqte për të bërë realitet ëndrrën e madhe. Dhe ia doli. Madje me momente të jashtëzakonshme dhe me 3 gola për të qenë “Këpuca e Artë”.
Madje ai ishte vendimtari për të larguar një top në vijën fatale kur Anglia mund të barazonte ndeshjen në shtesë.
Ky aksion sigurisht që do të bëjë pjesë në historinë e Europianit të katërt të futbollit spanjoll. Siguria e Dani Olmos për ta fituar këtë trofe ishte e frikshme, madje përpara sesa të niste Europiani. Ka një histori që e vërteton më së miri këtë.
I BINDUR- Përpara sesa Spanja të debutonte në Europian me Kroacinë, agjencia që menaxhon lojtarin e Lajpcigut e këshilloi që të publikonte në rrjetet sociale një foto me vëllanë e tij. Në të, ishin të dy të vegjël dhe të veshur me fanellën e kombëtares spanjolle.
Olmos i pëlqeu shumë ideja, por jo përpara sesa të fillonte Europiani. Ai e donte në fundin e kampionatit, kur të ishte kampion i Europës. Jo për frikë, por për sigurinë që kishte se më 15 korrik do të bënte një tjetër foto me vëllanë e tij dhe me kupën në stadiumin e Berlinit. Dhe kështu ndodhi. Përpara pikëpyetjes që ngritën menaxherët e tij për të postuar foton, Olmo ishte i bindur për jo. Ishte një rrezik, por që e mori përsipër dhe e bëri realitet.
PANORAMASPORT.AL