Edicioni i dytë i FIBA 3×3 Women’s Series ka filluar në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo garë është hapur me ndeshjen mes Kosovës dhe Polonisë, ku polaket fituan 17:10, edhe pse pesë minutat e parë ishin të baraspeshuar.
Enisa Kamerolli shënoi pesë pikë, Agnesa Rrahmani shtoi katër dhe Anilë Selmani një..
Nesër zhvillohen ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja.