• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Unai Simon i nënshtrohet operacionit, jashtë fushave për katër muaj

19/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Unai Simon do të dalë nga spitali La Luz mëngjesin e kësaj të premteje, ku iu nënshtrua operacionit për një dëmtim të kyçit të dorës. Portieri do të pushojë për pak para se të fillojë një rikuperim të gjatë. Sipas mediave baske, ai nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në portë për katër deri në pesë muaj.

Athletic Bilbao po mendon se sa kohë do të duhet që Simon të jetë i gatshëm. Nëse rikuperimi i tij është i shpejtë dhe ai mungon për 4 muaj, portieri do të humbiste 14 ndeshje në La Liga dhe 4 ndeshje në Europa League.

Nëse, nga ana tjetër, rehabilitimi zgjat më shumë, Simon do të kthehej vetëm pas pauzës së Krishtlindjeve. Kështu, gardiani nuk do të luante në të gjithë gjysmën e parë të sezonit dhe do të humbiste 6 ndeshje në Europa League.

Mungesa e tij në kombëtare do të zgjaste gjithashtu, pasi ai nuk do të jetë në gjendje për të luajtur në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Nga ana tjetër te Bilbao mungon edhe portieri Agirrezabalaga i cili është i dëmtuar dhe me gjasa Padilla do të luajë ndeshjen e parë të sezonit për baskët.

Next Post

FIFA shtyn vendimin për përjashtimin e mundshëm të Izraelit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.