Pavarësisht se ka një fizik të mrekullueshëm, Ronald Arauho është një mbrojtës i kristaltë. Lista e dëmtimeve fizike që ai ka pësuar është jashtëzakonisht e gjatë dhe e bën atë një futbollist jo të qëndrueshëm, kur vjen puna për ta llogaritur atë në çdo ndeshje për të përballuar një sezon të tërë në një klub aq kërkues sa Barcelona.
Për shkak të dëmtimeve të tij, Arauho ka munguar në 46 ndeshje zyrtare nga 213 që Barcelona ka luajtur në katër sezonet që kur ai u promovua në ekipin e parë. Praktikisht, uruguaiani nuk ka qenë i disponueshëm për trajnerët e tij në 21% të ndeshjeve të skuadrës. Dëmtimi i fundit që ka pësuar me skuadrën e Uruguait në Kupën e Amerikës është i gjashtëmbëdhjeti që ka pësuar që kur debutoi me katalanasit.
Dëmtimi në kofshën e djathtë do ta detyrojë atë t’i nënshtrohet një operacioni dhe do ta mbajë jashtë për gati katër muaj, një mungesë vërtetë e rëndësishme për trajnerin Hansi Flik. Për më tepër, Arauho tashmë e ka këtë zonë shumë të dëmtuar, sepse ai ka pësuar më shumë se një dëmtim të ngjashëm, edhe pse më pak seriozë.
Çuditërisht, dy lëndimet më të rënda janë pësuar teksa mbante fanellën e Uruguait. Dëmtimi i tij i parë ishte ndrydhja e kyçit të këmbës në ndeshjen promovuese mes Barça B dhe Sabadell (promovim). Ky ishte vetëm dëmtimi i parë që do të çelte një seri të gjatë. Për të arritur deri në dëmtimin më të fundit që do ta detyrojë atë që qëndrojë jashtë fushave të paktën deri në nëntor të këtij viti.
PANORAMASPORT.AL