Veprimet e spanjollëve hetohen nga UEFA!
UEFA ka filluar hetimet pasi kapiteni i Spanjës, Alvaro Morata, dhe mesfushori Rodri kënduan “Gjibraltari është i Spanjës” gjatë festimeve pas triumfit në “Euro 2024”.
Organi qeverisës i futbollit evropian në një deklaratë të lëshuar të premten ka njoftuar se e ka caktuar një hetues të etikës dhe disiplinës për të shqyrtuar atë që është kënduar dhe për të vlerësuar nëse janë shkelur rregullat e UEFA-s.
Federata e Futbollit të Gjibraltarit paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA të enjten në lidhje me këngën, duke e quajtur atë thellësisht ofenduese për gjibraltarasit.