• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tçuameni shihet si zgjidhje nga halli, Reali mbetet “ngushtë” në mbrojtje

20/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Planet jo gjithnjë dalin siç parashikohen dhe kjo vlen edhe për një klub si Reali. Në Madrid i kishin bërë llogaritë me firmën e Leni Joros në qendër të mbrojtjes për të plotësuar në këtë mënyrë organikën për sezonin 2024-2025. Por “jo”- ja e papritur e perlës franceze dhe vendimi i tij për të shkuar te Mançester Junajtid e ka lë klubin e bardhë disi ngushtë në qendër të mbrojtjes.

CUAMENI

Për momentin ka vetëm dy të tillë në dispozicion (Rydiger dhe Militao), Alaba nuk do të kthehet plotësisht të paktën deri në nëntor dhe Vajeho qëndron më shumë jashtë qëndrueshmërisë personale, sesa për shkak të dëshirës së stafit teknik dhe vetë klubit. Përballë kësaj situate, klubi për momentin nuk po mendon rrugën më të shkurtër, nënshkrimin e një mbrojtësi.

Plani është që të përdoret Tçuameni si qendërmbrojtës, nëse është e nevojshme. Por, ka gjithmonë një por, duke lënë një derë të hapur për të afruar dikë nga jashtë.

Një pazar… ose shabllon i mbyllur. Thelbi i çështjes është ngurrimi i Madridit për të shpenzuar shumë për një qendërmbrojtës teorikisht zëvendësues. Joro (18 vjeç) u identifikua si një mbrojtës i përballueshëm për shkak të projeksionit të tij të madh dhe çmimit të tij potencialisht të përballueshëm. Prandaj shihej si një blerje thelbësor, por kundër oferta e “Djajve të kuq” ka qenë shkatërruese.

Për të bindur Lilën, Junajtidi ofroi 20 milionë euro më shumë se maksimumi që ofronte Madridi. Këtu shtohet dhe paga e majme që Junajtid i ofroi lojtarit, me nëntë milionë neto në sezon. Ndaj në pritje të ndonjë surprize të fundit, për momentin Ançeloti duhet t’i bëjë llogaritë me Tçuamenin si një mbrojtës qendre më shumë. Natyrisht që kjo nuk do t’i pëlqejë francezit, por do të bindet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA i beson ndeshje edhe në turin e dytë gjyqtarit të Superiores

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.