• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rinovimi me Dumfries mbetet i komplikuar, Interi merr në konsideratë shitjen e holandezit

20/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rinovimi mes Interit dhe Denzel Dumfries duket ende i komplikuar ,pavarësisht se vetë anësori holandez u shfaq optimist gjatë Europianit, duke theksuar se i ka dhënë prioritet qëndrimit në klubin zikaltër.

Palët ndërprenë bisedimet në mars të 2023-shit pasi agjentët e Dumfries kërkonin 5 milionë euro pagë për futbollistin, ndërsa Interi nuk ishte gati të shkojë përtej 4 milionë eurove në sezon, nga 2.5 që merr lojtari aktualisht.

Edhe me rinisjen e bisedimeve, palët duket se kanë ruajtur të njëjtat distanca, por koha tashmë nuk pret dhe Dumfries do të duhet të ndajë mendjen shpejt.

Kjo pasi holandezi ka vetëm një vit kontratë të mbetur me zikaltrit, të cilët nëse nuk i marrin firmën për rinovimin, do të provojnë ta shesin për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Deri në këtë pikë të merkatos për Dumfries ka shfaqur interes vetëm Aston Villa në Premier League, një emër që duket se nuk josh aspak holandezin, pasi te Interi ka fituar dhe ka mundësi të vazhdojë të luajë për të fituar të tjerë trofe.

Next Post

Amir Shaipi, i formuar në skuadrat e Zvicrës, shpresë e ardhshme e kombëtares së Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.