• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milionat e Arabisë trembin edhe Real Madridin, Al-Ittihad ofertë për Antonio Rudiger

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër lojtar i Real Madridit përfundon në “rrjetën” e ekipeve të Arabisë Saudite.

Pas Nacho Fernandez, i cili zyrtarisht u transferua në Al-Qadsiah, tani është mbrojtësi Antonio Rudiger ai që mund të tundohet nga milionat që vijnë nga Liga Pro Saudite.

Sipas asaj që raportohet nga “El Chiringuito”, skuadra e Al Ittihad i ka bërë një ofertë mbrojtësit gjerman, prej 12-13 milionë euro në sezon.

Klubi ku luan Karim Benzema, ish-shoku i skuadrës së Rudiger, duket se është serioz në ofertën e tij.

Skuadra arabe ka marrë së fundi edhe refuzimin e Mario Hermoso, i liruar pas skadimit të kontratës me Atletico Madrid. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Real Madrid nuk ka ndërmend ta lërë të largohet mbrojtësi gjerman.

Rudiger, 31 vjeç, është i lidhur me “los blancos” edhe për dy vite të tjera në kontratën e tij dhe, pas largimit të Nachos, drejtuesit nuk janë të gatshëm të humbasin një tjetër qendërmbrojtës.

Lojtari ka qenë një gur themeli i skuadrës së Carlo Ancelotti që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2022 si një transferim i lirë.

Next Post

Ofertë me rrogë të majme nga Katari për Berat Gjimshitin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.