• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FSHF gjobitet sërish nga UEFA shkaku i tifozëve

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit është në mesin e shtatë federative që janë gjobitur nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste dhe diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjeve të “Euro 2024”.

FSHF-ja, ka bërë të ditur se ka marrë një gjobë në vlerë prej 30 mijë eurosh nga UEFA shkaku i ngjarjeve në dy prej ndeshjeve të Shqipërisë, ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

Mësohet se objektiv i hetimit ishin sjelljet raciste dhe diskriminuese të tifozëve shqiptarë në duelet me Kroacinë dhe Spanjën, të cilat i takuan Grupit B në Evropian.

Pa gjoba nga UEFA nuk kanë shpëtuar as Federata e Kroacisë, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Austrisë. Gjobat për këto federata varirojnë prej 20 mijë deri në 50 mijë euro që është më e larta.

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur edhe më herët nga UEFA për sjellle të tifozëve në kuadër të ndeshjeve të “Euro 2024”.

Vlera totale e paguar deri më tani nga FSHF është 171,125 euro ndërsa  shtohet kësaj shifre edhe gjoba prej 30 mijë eurosh e vendosur të mërkurën.

Next Post

Vllaznia prezanton mesfushorin shkodran!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.