Tuesday, 12. May 2026
Sport

Al-Rayyan e vlerëson mbi 10 mln euro, tifozët e Atalantës presion klubit: Gjimshiti nuk shitet!

GS 25/07/2024 1 Min. Lesezeit

Vetëm pak javë nga nisja e sezonit të ri e ardhmja e Berat Gjimshitit është ende pezull. Gjithçka ka nisur pak orë më parë kur klubit i Katarit, Al-Rayyan ka treguar interes për shqiptarin, të cilin e vlerëson mbi 10 milionë euro.

Për ekipin bergamask kjo shifër është e rëndësishme dhe askush nuk ka fshehur faktin se po mendohen për të vendosur për të ardhmen e mbrojtësit.

Ndërsa në këtë pikë kanë ndërhyrë edhe tifozët. Në orët e fundit komentet kundër shitjes së Gjimshitit janë rritur gjithmonë e më shumë. Komente si “Nuk mund ta humbim” apo “Gjimshiti është zemra e mbrojtjes sonë”, u kanë bërë përshtypje medieve italiane, të cilat kanë raportuar se opinioni i tifozëve do të ketë peshë në vendimin e presidentit Perkasi.

Teilen: