Të mërkurën në mbrëmje, Uli Hënes dhe Maks Eberl patën mundësinë të shkëmbenin disa debate të nxehta.
Të dy ishin aty të pranishëm në fitoren miqësore të Bajernit kundër Rotak-Egern (14:1). Në fund të fundit, testi u zhvillua praktikisht në pragun e tyre. Të dy jetojnë në Tegernse, zonë ku u mbajt ndeshja. Para takimit, të dy u kapën duke pasur tone shumë intensive me njëri-tjetrin. Aty pranë ishte edhe drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd, i cili u bë pjesë e diskutimit. Ende nuk ka një përgjigje na palët e përfshira se cila ishte tema e fërkimeve mes tyre, por “BILD” gjendet prezent në skena të tilla, aq më pak ku bëhet fjalë për ekipin e Bajern Mynih.
Para pak ditësh Uli Hënes edhe pse e ka pohuar se nuk është më pjesë në drejtimin e Bajernit, pra në marrjen e vendimeve të rëndësishme, ka thënë më herët se klubi pa shitur disa lojtarë në këtë fazë nuk mund të kryejë transferimeve të tjera. Aludohet se deklarata e papjekur kanë nxitur Eberl, i cili ka mbetur i shokuar. Panorama në fjalë bën të kuptosh se Uli është ende shefi i klubit, ndonëse Eberl dhe Frojnd u janë besuar “çelësat” e transferimeve. Hënes i ka pasur debatet në masë gjatë kohëve të fundit, nga “xixat” me Tuhel deri te “përplasjet” me Lotar Mateus.
PANORAMASPORT.AL