• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Enigmatik për Mbapen, Ançeloti: Ja kush është çelësi i sulmuesve të Realit

26/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dhënë një intervistë për “The Obi One Podcast” dhe në të, trajneri italian ka dhënë disa detaje se cili mund të jetë Reali i Madridit në sezonin e ardhshëm.ancelotiNatyrisht që interesi më i madh ka qenë në lidhje me rolin që do të ketë në skuadër ylli më i ri që është bashkuar me ekipi, Kilië Mbape. Kur u pyet se ku do të luajë kapiteni i kombëtares franceze, Ançeloti si gjithnjë nuk ka dashur të përgjigjet drejtpërdrejt. Por në një farë mënyre ai ka lënë të kuptohet se Mbape mund të luajë në të tri pozicionet e sulmit.

“Unë e shoh atë duke luajtur përpara me sulmin mjaft të hapur në fushë. Mendoj se çelësi për të pasur një sulm të mirë është lëvizshmëria e lojtarëve të avancuar që kemi. Futja e Mbapesë në skuadër nuk do të jetë problem. Është e rëndësishme ajo që ai tha, se ai do të përshtatet me ekipin”, tha trajneri italian i kampionëve të Spanjës dhe të Europës. Më tej Ançeloti, po në lidhje me këtë temë vijoi:

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se çdo lojtar duhet të vërë në shërbim të ekipit cilësitë dhe talentin që ka”. Gazetarët e kanë ngacmuar trajnerin e Realit edhe në lidhje me bisedën e shkurtër që ai pati me Mbape në qendrën stërvitore të Realit.

“Nuk folëm gjatë, thjesht i kërkova të shkonte me pushime e të kthehet i çlodhur”, tha Ançeloti, i cili ndër të tjera ka theksuar shkëmbimin e pozicioneve në sulm, si mjaft të rëndësishëm për sulmuesit.

“Nëse ju pyes se ku luajti Vinicius sezonin e kaluar, është e vështirë të thuhet. Ai nuk luajti si anësor i majtë. Ndonjëherë luante në të majtë, ndonjëherë në mes. Bellingam, ndonjëherë luante majtas, herë në mes, herë djathtas. Rodrigo i niste shumicën e ndeshjeve në të djathtë, por gjatë lojës e shihja duke luajtur në të majtë (qesh). Është e rëndësishme të kesh këtë lëvizshmëri”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fiorentina i plotëson dëshirën trajnerit, firmos me mesfushorin e Monzës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.