Tuesday, 12. May 2026
Sport

Kosova e fillon me humbje

GS 26/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova U18 te meshkujt ka zhvilluar ndeshjen e parë në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni B.

Në Shkup të Maqedonisë Veriore ka filluar ky kampionat, ku Kosova është ndeshur me Estoninë dhe pësoi humbje 47:73 (10:19, 11:18, 10:19, 16:17).

Dardanët e rinj ndodhen në një grup të vështirë, ku përvec Estonisë, do të ndeshen me Hungarinë, Islandën, Zvicrën dhe Poloninë.

Divizioni B do të përfundojë më 4 gusht.

Teilen: