• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhudisti algjerian refuzon të përballet me një izraelit, rrezikon skualifikimin

26/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojërat Olimpike nuk kanë nisur ende, por në Paris tashmë po ndezin polemika për shkak të një përplasjeje të mundshme diplomatike në xhudo. Algjeriani Messaoud Dris ka zgjedhur të mos dalë në ndeshjen e tij në kategorinë -73 kilogramë ndaj izraelitit Tohar Butbul pikërisht për shkak të kombësisë së kundërshtarit.

Kampioni afrikan i kategorisë nga viti 2022 mund të pësojë një skualifikim nga garat ndërkombëtare, të vendosur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Federata Botërore e Xhudos.

Sipas asaj që raportohet nga portali ‘Ouest-France’, Dris ka refuzuar të takojë Butbulin pasi Algjeria nuk e njeh shtetin e Izraelit, duke përsëritur atë që ndodhi në Tokio 2020 nga bashkatdhetari i tij Fethi Nourine. Edhe në atë rast ai do të ishte përballur me Butbulin, një kundërshtar në atë rast në raundin e dytë, një arsye që e shtyu atletin afrikan të hiqte dorë nga pjesëmarrja për shkak të mbështetjes së tij për çështjen palestineze.

Në atë rast Nourine u sanksionua me një ndalim dhjetëvjeçar në shtator 2021 për “bërjen e propagandës politike dhe fetare dhe shkeljen e statutit olimpik”.

 

Next Post

VIDEO/ Vlahoviç humb penallti, Juventusi i Tiago Motës turpërohet në debutimin ndaj Nyrenbergut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.