Wednesday, 5. August 2026
Sport

Bashkimi prezanton edhe të huajin e tretë

GS 26/07/2024 1 Min. Lesezeit

Fundori amerikan, Mack Smith është përforcimi i tretë i huaj te KB Bashkimi për sezonin 2024/25.

Mack (188 cm) është prezantuar të premten dhe me ekipin nga Prizreni ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit të ri.

Ai po shihet si përforcim i rëndësishëm te Bashkimi bazuar në paraqitjet që i pati sezonin e shkuar në Maqedoninë e Veriut.

Mack ishte pjesë e ekipit Euro Nickel dhe luajti me një mesatare 17 pikëve për ndeshje .

Para fundorit Mack, Bashkimi është forcuar me lojtarë të huaj edhe nën kosh: amerikanin MJ Rhett dhe kroatin Robert Rikiq.

Teilen: