• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dejvis tremb Bajernin, shkon te Reali falas në 2025-ën

27/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dejvis do të transfero het falas nga Bajerni te Reali në verën e vitit 2025″, shkrimi që ka hapur mediat spanjolle ditën e djeshme, saktësisht “AS”. Aludohet nga prestigjiozet iberikase se mbrojtësi kanadez ka një parakontratë me “Galaktikët”.

alfonso dejvis

Skuadra bavareze ka muaj që po tenton të bindë “raketën” kanadeze, por që nuk ka rritur të finalizojë misionin. Kërkesat “anormale” të Alfonsos kanë sjell pakënaqësi te shefat e Bajernit. Madje së fundmi ka reaguar edhe Presidenti i Nderit në Mynih, Uli Hënes. Ai ia ka bërë të qartë Dejvis se klubi nuk ka ndërmend ti plotësojë tekën për 19 mln euro në sezon, kërkesa e lojtarit me karakteristika defensive. Trajneri Vinsent Kompani dëshiron ta mbajë në kontingjent futbollistin me numër “19”, por që aventura në “Allianz Arena” mund të përfundojë në verën e vitit 2025.

PRECEDENTI – Në vitin 2021 mbrojtësi austriak David Alaba u transferua falas te Reali. Ai priti momenti ti skadonte kontrata dhe vendosi t’u bashkohet madrilenëve. Drejtuesit e bavarezëve kanë theksuar më herët se një skenar i tillë nuk ka për t’u përsëritur më, por duket se gjithçka ka dalë jashtë kontrollit. “AS” e bën të sigurt marrëveshjen mes Realit dhe Dejvis. Tashmë pritet me interes reagimi i përfaqësues të klubit më të titullar në Gjermani.

Nëse kjo lëvizje rezulton te jetë e vërtetë, atëherë Bajerni do dilte me humbje kolosale për dy arsye. E para ka të bëjë me faktin se Dejvis është vetëm 23-vjeç dhe ai e ka dëshmuar se mund të bëjë diferencën në linjën e majtë të prapavijës. Ndërsa komponenti tjetër përkon me çmimin e tij në treg, 50 mln euro sipas “Transfermarkt”.

BLOFI – U mendua se rinovimi mes Mendi dhe “Galaktikëve” do zbente interesimin e spanjollëve për Alfonson, por duket se kjo strategji ka pasur si synim blofin. Lojtari ideal për Ançelotin është kanadezi dhe ata janë të gatshëm të inkuadrojnë si titullar edhe për një vit Mendi. Duket se Florentino Perez ua ka marrë dorën nënshkrimeve me parametra zero. Më i freskëti në gjirin e iberikase është ylli botëror Kilië Mbape.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Eriksen mesazh trajnerit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.