Wednesday, 13. May 2026
Sport

Donjeta Sadiku: Kam ardhur në Paris me qëllim të qartë, dua medalje olimpike

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek.

Sadiku fitoi duke e mposhtur Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fitores për RTK foli protagonistja, Donjeta Sadiku.

Sadiku u shpreh e matur në prononcimin e saj, megjithatë deklaroi se ka shkuar në “Lojërat Olimpike” me qëllim të qartë që është medalja olimpike.

“Është ndjenjë e mrekullueshme, kemi punuar kohë të gjatë për këto ditë me trajneren time. Kam ardhur këtu për medalje. Ishte kundërshtare e vështirë, jam ndeshur edhe më herët me të. Me trajneren e kemi analizuar luftën e saj dhe doli rezultat pozitiv. Kam ardhur me një qëllim shumë të qartë, këtu. Meçi i parë është më i komplikuar, por shpresoj që njëjtë të vazhdoj edhe në meçet e tjera”, tha Donjeta Sadiku.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: