Sunday, 5. April 2026
Sport

A jeni gati? Pas pak minutash fillon garën Distria Krasniqi

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi tani ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtaren e saj të parë në Lojërat Olimpike.

Krasniqi do të ballafaqohet sot me xhudisten nga Indonezia, Maharani, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim do jetë i pari për Krasniqin në Paris 2024, pasi në raundin e parë pushoi. Ky duel pritet të fillojë pas pak minutave, teksa do jetë drejtpërdrejt në RTK.

Krasniqi është kampione Olimpike, teksa synon medalje edhe tani.

/GazetaBlic Sport

 

Teilen: