Wednesday, 13. May 2026
Sport

Distria Krasniqi në finale, siguron medalje olimpike

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova e ka të sigurtë medaljen olimpike, këtë e bën të mundur Distria Krasniqi. Xhudistja kosovare ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në finale në peshën deri në 52 kg, e sigurtë për një medalje të argjendtë, por sigurisht që do të kërkojë të bëjë historinë duke fituar të artën.

Në gjysmëfinale, Distria kaloi italianen Odette Giuffrida, ndaj të cilës  tani ka shtatë fitore e katër humbje.

Teilen: