Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin me izraeliten, Geffen Primo dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të Lojërave Olimpike.
Distria Krasniqi fitoi me Ippon pas rreth një minuti ballafaqim dhe tashmë ndodhet në gjysmëfinalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me italianen, Guiffrida.
Kjo përballje pritet të nisë rreth orës 16:40, e në rast fitore, Distria Krasniqi siguron edhe medaljen për shtetin tonë.