• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Everton e Brentford interesohen për “legjionarin”

28/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte në fushë në miqësoren e parafundit.

Armando Broja vërtet cilësohet si i tepërt te Chelsea, por klubi londinez vazhdon ta mbajë në vitrinë, dhe kjo për arsye financiare.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, Everton është rikthyer fort në pistën e sulmuesit shqiptar, ndonëse nuk dihet nëse është arritur ajo që kërkojnë “Blutë”, pra pagesa prej 30 milionë paundësh për kartonin.

Dihet vetëm që Evertoni ka bërë ofertë më të mirë se më parë, ndërsa konkurrenca për sulmuesin e kombëtares shqiptare duket tepër e ashpër. Klube të tjerë të Premier League si Brentford apo Southampton janë në garë, ndërsa në Itali mbetet të interesuar “Djajtë” e Milan.

Everton pritet të humbasë sulmuesin Calvert-Leëin, ndërsa Brentfordi besohet se do të provojë për Brojën në rast se humbet sulmuesin kryesor, Toney, që ishte edhe në Evropian me Anglinë.

Milani, ndërkaq, pëlqen më shumë Tammy Abraham nga Roma, dhe shqiptari është alternativë e dytë. Gjithashtu, nuk dihet se cili do të jetë statusi i ri i tij sezonin e ardhshëm, me “Blutë” që kërkojnë ta transferojnë përfundimisht, por ndoshta mund të detyrohet të pranojë një huazim tjetër pas atyre te Vitesse, Southampton dhe Fulham.

Next Post

Distria Krasniqi merr medaljen e argjendtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.