Wednesday, 13. May 2026
Sport

Mbyllet pjesa e parë, Kvara dhe Politano ndëshkojnë Egnatian

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur në epërsi të dyfishte të Napolit pjesa e parë e ndeshjes miqësore me Egnatian, që po zhvillohet në Castel di Sangro.

Në minutën e 21-të, Lobotka dhuroi një asist për gjeorgjianin Kvaratskhelia, që brenda zonës nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Pak para se të mbyllej gjysmë ore lojë, Politano me një të djathtë të jashtë dyfishoi epërsinë, duke mos i dhënë asnjë shans portierin Dabjani.

Teilen: