Lojërat Olimpike të Parisit vazhdojnë edhe sot, teksa në program do jenë dyshja kosovare, Nora e Akil Gjakova në sportin e xhudos.
Nora Gjakova do të garojë në kategorinë -57 kg, teksa Akil Gjakova në kategorinë e meshkujve deri në -73 kg, shkruan GazetaBlic Sport.
Garat e xhudos fillojnë sot nga ora 10:00, teksa xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të jetë e teta në rend për të garuar. Ajo pritet të garojë rreth orës 11:15, teksa përballë ka mongolozene, Lkhagvatoogo.
Ndërkohë, Akil Gjakova do të jetë i gjashti në rend dhe normalisht pritet të garojë rreth orës 11:00.
Ai do të ndeshet me brazilianin, Daniel Cargnin.
/GazetaBlic Sport