Sunday, 29. March 2026
Sport

Evertoni insiston për Brojën, nis kontaktet me Chelsean

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja përfundimisht do të largohet nga skuadra e Chelseat këtë verë.

Bëhet e ditur se klubi londinez tashmë është kontaktuar nga Evertoni, ekip që po insiston në transferimin e tij.

Chelsea, tashmë e ka nxjerr në shitje Brojën dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Sulmuesi 22-vjeçar nuk bën pjesë në planet e Chelseat për sezonin e ri dhe trajneri Enzo Maresca ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Brojës.

Broja ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa në Angli ka luajtur edhe për Southamptonin e Fulhamin, ku në total në Premier League ka realizuar 8 gola në 66 paraqitje.

Krahas Evertonit, interesim për Brojën ka kohë që kanë shfaqur edhe disa ekipe tjera nga Italia e Franca.

Broja ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në “Euro 2024”, turne në të cilin “kuqezinjtë” u eliminuan në fazën e grupeve.

Teilen: