Kosova ka fituar pesë medalje, tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake “EUSA Combat Sports Tirana 2026”.
Medaljen e artë në garën ekipore të karatesë e fitoi Vlera Qerimi, ndërsa Artor Mehmeti triumfoi me medalje të artë në kickboxing.
Qëndresa Ibrahimi siguroi medaljen e argjendtë në karate, ndërsa Valton Ademi fitoi medaljen e bronztë në taekëondo.
Medalja e tretë e artë për Kosovën u fitua në garat ekipore të karatesë, ku pjesë e ekipit ishin Behije Mustafa, Elmedina Istogu, Albulena Gërvalla, Vlera Qerimi dhe Qëndresa Ibrahimi.
Pas këtij suksesi, sportistët i ka pritur në takim ministri i Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.
“Tri medalje të arta, një e argjendtë dhe një e bronztë janë dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që kanë të rinjtë tanë kur sporti dhe arsimi ecin bashkë”, ka shkruar Gashani.
Ai ka uruar sportistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses, duke theksuar se Kosova ka arsye të krenohet me përfaqësuesit e saj.