Thursday, 12. March 2026
Sport

Llapi përshëndetet nga Evropa me barazim

GS 01/08/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit i ka dhënë fund aventurës evropiane për sezonin 2024/25.

Nënkampioni i Kosovës, u eliminua në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës nga Brondby i Danimarkës me rezultatin e përgjithshëm 8:2.

Të enjten, në duelin e kthimit të luajtur në Podujevë, Llapi luajti baras 2:2 por nuk arriti të avancoj tutje për shkak të humbjes që e pësoi javën e shkuar në Danimarkë me rezultatin e thellë 6:0.

Elvir Gashijani (42’) e kaloi Llapin në epërsi, përpara se Brondby në pjesën e dytë të reagoj me dy gola me anë të Emmanuel Yeboah (53’) dhe Ohi Omoijuanfo (61’) nga penalltia.

Golin e barazimit për Llapin e shënoi portiere i Brondbyt, Thomas Mikkelsen (66’) për rezultatin përfundimtar.

Llapi këtë edicion, garat evropiane i nisi në Ligën e Evropës por u eliminua në raundin e parë kualifikues nga Wisla Krakow për të vazhduar garat në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës por që nuk arriti të avancoj tutje pasi kishte një short shumë të vështirë.

Për Llapin, kjo ishte paraqitja e tretë në garat evropiane.

Teilen: